Bujar Osmani: Autostrada Shkup–Bllacë u vonua dy vjet duke e mashtruar opinionin me “ndryshim traseje” që s’ka ekzistuar kurrë

Prishtinë | 06 Kor 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriu, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar lidhur me projektin e autostradës Shkup–Bllacë, duke akuzuar autoritetet se për dy vjet kanë justifikuar vonesat me pretendimin se po ndryshohej trasa e projektit.

Ai tha se me nënshkrimin e kontratës është bërë e qartë se traseja nuk është ndryshuar fare, duke pretenduar se projekti ka mbetur i njëjtë me atë që, sipas tij, ishte përgatitur nga qeveria e mëparshme.

“Për dy vjet na thanë se autostrada Shkup–Bllacë ishte bllokuar sepse po ndryshohej trasa. Ky ishte justifikimi me të cilin u arsyetu çdo vonesë. Sot, me nënshkrimin e kontratës, del qartë se nuk është ndryshuar as edhe një milimetër nga traseja e projektit që ne lamë të përgatitur. Pra, financimi ishte siguruar, projekti ishte përfunduar, shpronësimet ishin realizuar dhe procedurat e tenderimit ishin nisur. Dy vite u humbën duke mashtruar opinionin me një “ndryshim traseje” që nuk ka ekzistuar kurrë”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Ai kërkoi përgjegjësi nga institucionet, duke shtruar pyetjen: “Qytetarët meritojnë një përgjigje të thjeshtë: Pse u humbën dy vite?”

Të ngjashme