Është vënë nën kontroll dhe është fikur zjarri që përfshiu një sipërfaqe të madhe me ara në zonën e Koxhasit, në Shijak.
Flakët, të favorizuara nga era, u përhapën me shpejtësi, ndërsa tymi i dendur u bë i dukshëm edhe në zonat përreth, duke krijuar vështirësi për qarkullimin në autostradë.
Për shkak të situatës, autoritetet ndërmorën masa për menaxhimin e trafikut, ndërsa pas shuarjes së zjarrit qarkullimi është rikthyer në normalitet dhe autostrada Durrës-Tiranë është zhbllokuar.
Në operacion morën pjesë forcat zjarrfikëse të Shijakut, Durrësit dhe Vorës, të cilat punuan për disa orë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Nuk raportohen banesa apo biznese të dëmtuara, ndërsa zjarri shkaktoi djegien e një sipërfaqeje toke në zonën e Koxhasit.
Autoritetet pritet të nisin verifikimet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, si edhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.