KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 11:13 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se rezultatet e certifikuara janë të njëjta me ato të certifikimit të mëparshëm.

Ai bëri të ditur se në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka pasur ndryshime në përbërjen e deputetëve, pasi Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë liruar mandatet e deputetit.

Sipas Radoniqit, vendet e tyre në Kuvend do t’i zënë Bekë Berisha dhe Burim Ramadani.

“Rezultatet e certifikuara janë të njëjta me ato të certifikimit të fundit që është bërë”, tha Radoniqi.

Të ngjashme