Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas deklaratave të ministres serbe, lidhur me spastrimin etnik të shqiptarëve.
Behrami tha se deklaratat fashiste të ministres së Serbisë janë dëshmi e gjallë se beteja me Serbinë jo vetëm që nuk ka mbaruar, por ajo sapo ka filluar.
Poashtu, u shpreh se 16 shtatori përveç që është betejë për të vërtetën e luftës sonë, është edhe betejë për ndaljen e hovit të politikës fashiste të Serbisë.
Postimi i plotë:
Deklaratat fashiste të ministres së Serbisë janë dëshmi e gjallë se beteja me Serbinë jo vetëm që nuk ka mbaruar, por ajo sapo ka filluar.
Serbia, që nga shpallja e pavarësisë, investon çdo ditë që Kosova të shndërrohet në shtet të dështuar.
Investon, po ashtu, në relativizimin e krimeve barbare dhe gjenocidit që ka bërë në Kosovë dhe Ballkan.
Investon çdo ditë që verdikti në Hagë të jetë dënues për krerët e UÇK-së.
Prandaj, më 16 shtator nuk është betejë vetëm për të vërtetën dhe pastërtinë e luftës sonë, por edhe për ta ndalur hovin e politikës fashiste të Serbisë.