Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF) dhe Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po vazhdon të thellohet.
Drejtori Ekzekutiv i AKF-së, Shemsi Duriqi, ka pritur në takim një delegacion të FBI-së, ku është diskutuar për zhvillimin e mëtejshëm të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Takimi është zhvilluar në frymën e partneritetit të ngushtë mes institucioneve, me theks në shkëmbimin e përvojave, transferimin e njohurive dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e forenzikës.
Gjatë takimit, Duriqi ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se kjo përkrahje ka qenë e rëndësishme në themelimin, zhvillimin dhe fuqizimin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.
Sipas njoftimit, përfaqësuesit e FBI-së dhe INL-së kanë vlerësuar punën dhe profesionalizmin e stafit të AKF-së, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin në forcimin e kapaciteteve forenzike në Kosovë.
Në takim është diskutuar edhe vazhdimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet AKF-së dhe FBI-së, me qëllim të forcimit dhe zgjerimit të këtij partneriteti strategjik edhe në të ardhmen.
Postimi i plotë: