Ka nisur aksioni për rrënimin e 11 objekteve në zonën përreth liqenit të Ujmanit, pasi sipas ndërmarrjes publike hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, ato janë ndërtuar në pronë që i përket kësaj ndërmarrjeje.
Kryeshefi ekzekutiv i “Ibër-Lepencit”, Faruk Mujka, ka bërë të ditur për mediat, se aksioni po realizohet nga Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, pas mosrespektimit të afatit të dhënë për lirimin e objekteve.
Mirëpo, njëri prej pronarëve, shkroi kërkesë për mos rrënimin e pronës së tij.


