Rama viziton dyqanin e bamirësisë në kryeqytet, thotë se kanë përfunduar inventarizimin e tij të plotë

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 15:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ka vizituar dyqanin e bamirësisë në kryeqytet , duke thënë se çdo muaj rreth 100 familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale furnizohen me produkte esenciale.

Rama, ka treguar se së fundmi kanë përfunduar edhe inventarizimin e plotë të dyqanit, për ta bërë funksionimin e tij edhe më të organizuar, më transparent dhe më efikas.

Postimi i tij i plotë:

Në Dyqanin e Bamirësisë të Kryeqytetit, çdo muaj, rreth 100 familje që janë pjesë e skemës së asistencës sociale furnizohen me produkte esenciale, duke u lehtësuar barrën e përditshme.

Së fundmi, kemi përfunduar edhe inventarizimin e plotë të dyqanit, për ta bërë funksionimin e tij edhe më të organizuar, më transparent dhe më efikas.

Ky projekt u realizua në bashkëpunim me organizatën bamirëse Bereqeti, të cilën e falënderoj për partneritetin dhe përkushtimin e vazhdueshëm.

Të ngjashme