“Çfarë paaftësie dhe keqmenaxhimi”, Zemaj: Qytetarët ende presin kompensim për vërshimet e viteve të kaluara

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se akoma nuk është kompensuar asnjë familje dhe asnjë fermer për dëmet e shkaktuar nga vërshimet e viteve të kaluara.

Ndërsa, sipas tij sot e njëjta qeveri del sërish me premtime se do të evidentojë dëmet e reja dhe do t’i kompensojë të dëmtuarit.

Zemaj, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo është hipokrizi dhe keqmenaxhim.

Postimi i tij i plotë:

Akoma nuk janë kompensuar asnjë familje, asnjë fermer dhe asnjë qytetarë për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e viteve të kaluara. Sot, e njëjta qeveri del sërish me premtime se do të evidentojë dëmet e reja dhe do t’i kompensojë të dëmtuarit.

Çfarë hipokrizie! Çfarë paaftësie dhe keqmenaxhimi!

Premtimet tuaja boshe nuk kanë më asnjë peshë, sepse qytetarët gjykojnë nga veprat, jo nga propaganda.

Të ngjashme