Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 16:27 | Nga Ekonomia Online

Gruaja e Hysen Durimishit të Lëvizjes Vetëvendosje është emëruar si këshilltare e ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Se a ndikoi bashkëshorti i saj për ta punësuar në dikasterin e bashkëpartiakut nuk dihet, por Mirjeta Durmishi e falënderoi atë e madje e quajti Vitinë, si ministrin më të suksesshëm.

“Faleminderit kryeministër Kurti! Faleminderit ministër Vitia! Jam e nderuar, që nga sot, të jem këshilltare politike e ministrit më të suksesshëm të Qeverisë së Kosovës z. Arben Vitia” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme