Stuhia e fortë që ka përfshirë komunën e Suharekës ka shkaktuar dëme në qytet dhe në disa fshatra përreth.
Përmes një postimi publik, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bëri të ditur se si pasojë e motit të lig janë evidentuar dëmtime në zona të ndryshme të komunës.
“Nga stuhia e fortë ka disa dëmtime në qytetin e Suharekës dhe fshatra me rrethinë. Apelojmë për kujdes”, ka shkruar Muharremaj.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar deri në stabilizimin e situatës, ndërsa autoritetet pritet të vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia.