Dy persona janë lënduar në Pozheran të Vitisë si pasojë e stuhisë së fortë.
Sipas informacioneve që ka Klan Kosova, erërat e forta i kanë përplasur ata për dyer të oborrit derisa ishin duke i mbyllur ato.
Fillimisht ata kishin marrë ndihmën e parë në Qendren e Mjekësisë Familjare në Pozheran e më pas kanë shkuar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Gjilanit