Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Qëndrim Kryeziu, ka reaguar për gjendjen e bujqësisë në vend, duke akuzuar Qeverinë për dështim në mbështetjen e sektorit bujqësor.
Sipas tij, bujqit e Kosovës po përballen me vështirësi serioze në dorëzimin e grurit në silose, duke pretenduar se nuk po arrijnë ta shesin prodhimin e tyre as me çmimin prej 15 centësh për kilogram.
Kryeziu vlerësoi se kjo situatë është pasojë e mungesës së investimeve në infrastrukturën bujqësore, përfshirë kapacitetet për grumbullim, ruajtje dhe përpunim të prodhimeve vendore. Ai shtoi se, sipas tij, kjo po dëmton prodhuesit vendorë dhe po krijon më shumë hapësirë për importet.