Tash e disa ditë, banorët e Gostivarit janë duke u përballur me probleme të furnizimit me ujë të pijshëm.
Pas kontaminimit të ujit, përdorimi i tij për pije dhe gatim vazhdon të mbetet i ndaluar.
Megjithatë, autoritetet në Maqedoni të Veriut e kanë bërë pastrimin e ujit nga ndotja fekale, por përdorimi i tij do të mbetet vetëm për çështje teknike.
Nga Komiteti Drejtues për Menaxhim me Kriza kanë thënë se kanë vazhduar marrjen e mostrave të ujit, por që sipas tyre, përdorimi i tij për pije dhe gatim mbetet i ndaluar.
“Me monitorim të vazhdueshëm do të mund të vërtetojmë se uji në ditët në vazhdim do të mund të përdoret edhe për pije”, ka thënë Emilija Anevska nga “Ujësjellësi i Shkupit”.
Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë apel që sa i përket ujit të bëjnë veprime maksimale për të rikthyer normalitetin.
“Shpresoj që kjo të shërbejë si mësim dhe që, njëherë e përgjithmonë, në të ardhmen të veprojnë me profesionalizëm maksimal dhe në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj sa i përket kontrollit të cilësisë së ujit. Sepse me shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve nuk bëhet lojë.”, ka thënë ai.
Edhe nga Komuna e Gostivarit kanë njfotuar se uji nga rrjeti i ujësjellësit tashmë mund të përdoret për qëllime teknike, derisa po punohet për rikthimin normal të cilësisë së ujit.
Si pasojë e helmimit të ujit, mijëra qytetarë janë infektuar derisa janë arrestuar edhe disa persona përgjegjës.