Dy persona, të cilët ishin në kërkim policor në lidhje me një rast të plagosjes së ndodhur mbrëmë në Prishtinë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas policisë, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Prishtinës kanë arritur të identifikonin dhe prangosnin dy të dyshuarit, të cilët dyshohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Të arrestuarit: A.K., 36 vjeç dhe A.XH., 36 vjeç, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.