Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas zhvillimeve në Kuvendin e partisë, duke thënë se vendimin e kanë marrë delegatët dhe se ai duhet respektuar.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj tha se 51 për qind e delegatëve të pranishëm u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual.
“Dje, për LDK-në, vendosi anëtarësia.
51% e delegatëve prezentë u shprehën në favor të vazhdimit të mandatit të kryetarit aktual.
Ky është vendimi politik që duhet respektuar.
LDK mbetet e vetmja shtëpi e demokracisë në Kosovë, ku anëtarësia vendos me votën e saj.
Unë prapë vazhdoj të besoj se vetëm një LDK e fortë mund t’i shërbejë një Kosove të fortë.
Prandaj përkushtimin për ringritjen e LDK-së e kemi obligim të gjithë!
Krenar gjithmonë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.