Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin diskutoi për miqësinë ndërmjet vendeve tona dhe mundësitë për ta thelluar bashkëpunimin.

Në takim u bisedua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në modernizimin e administratës, digjitalizimin e shërbimeve dhe zbatimin e reformave në kuadër të integrimit evropian.

“Shkëmbimet ndërmjet administratave tona do të na mundësonin të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të përfitojmë nga përvoja e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Kryetarja Haxhiu.

Duke u shprehur mirënjohëse për angazhimin e ministrit Dukaj në forcimin e lidhjeve tona dhe për mbështetjen e Malit të Zi në rrugën evropiane të Kosovës, Kryetarja e Kuvendit tha se shqiptarët në Mal të Zi, përmes punës dhe angazhimit të tyre në jetën publike, japin një kontribut të çmuar në zhvillimin e vendit dhe në afrimin mes nesh.

Të ngjashme