“Marre” dhe “Drejtësi”, protestuesit ndalen edhe para objektit të KPK-së

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Ka vazhduar marshi i protestës në Prishtinë në kërkim të drejtësisë për gratë e vrara në Kosovë, ku po marrin pjesë qytëtarë të shumtë, përfshirë familjarë të Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.

Nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ata kanë marshar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë, ku një prej krerëve që kërkohet dorëheqja pas vrasjes së Arlinda Zekajt është edhe udhëheqja e këtij dikasteri, Donika Gërvalla.

“Jepni dorëheqje” janë thirret e tyre, me të mbërritur para objektit të Ministrisë së Drejtësisë.

Më pas, ata janë ndalë edhe para objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke kërkuar përgjegjësi nga sistemi i drejtësisë që nuk e trajtuan si duhet rastin e Arlinda Zekajt, e cila më pas u vrea nga ish-kunati i saj.

Anita Nikaj nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, gjatë protestës në Prishtinë, ka kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe liri për gratë që vazhdojnë të përballen me dhunën.

Ajo tha se qytetarët janë mbledhur para institucioneve, të cilat, sipas saj, i kanë injoruar thirrjet për ndihmë dhe kështu i kanë çuar gratë drejt vdekjes.

Nikaj kritikoi edhe mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave në raport me veprat e tjera penale.

“Qytetarë të nderuar, a e dini se në Kosovën tonë të dashur, më shumë dënohesh nëse e vjedh një marmelatë në market sesa kur e dhunon një grua?”, deklaroi Nikaj.

Të ngjashme