Protestuesit janë ndalur para objektit të Policisë së Kosovës, pas marshimit drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe objektit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Para objektit të Policisë, protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt, e cila tashmë po konsiderohet si testament i saj për shtetin që nuk arriti ta mbronte.
Po ashtu, para objektit është hedhur edhe ngjyrë e kuqe, e cila, sipas protestuesve, simbolizon gjakun e grave të vrara.

