“Jepni dorëheqje”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 16:33 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë kërkuar llogaridhënie edhe para Ministrisë së Drejtësisë. Me të arritur pranë kësaj ministrie, ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla, raporton Ekonomia Online.

Protestës i janë bashkuar edhe familjarët e Arlinda Zekajt, në shenjë reagimi ndaj vrasjes së saj.

Protesta kombëtare është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Të ngjashme