Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Jae Myung, u ka bërë thirrje autoriteteve të shtojnë mbështetjen për qytetarët e prekur nga vala rekord e të nxehtit, e cila deri më tani ka shkaktuar 16 viktima.
Temperatura në qytetin Yangsan arriti në 42.5 gradë Celsius, niveli më i lartë i regjistruar në 122 vjet, ndërsa për herë të parë është shpallur alarm i ashpër për vapën në Seul, shkruan Reuters transmeton Klankosova.tv.
Presidenti Lee paralajmëroi se moti ekstrem po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm dhe kërkoi masa për mbrojtjen e qytetarëve, si dhe kontroll të rrjetit energjetik për shkak të rritjes së konsumit të energjisë