I grabisin shtëpinë në Los Angeles, Angela Martini publikon pamje

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ka reaguar në rrjetet sociale pasi shtëpia e saj në Los Angeles është grabitur dhe disa çanta të saj janë vjedhur.

Martini ka publikuar në Instastory pamje pas ngjarjes, duke shkruar: “POV: Unë, 24 orë pasi shtëpia ime në Los Angeles u grabit dhe çantat e mia u vodhën.”

Ajo ka ndarë gjithashtu një mesazh për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kriminalitetit, duke theksuar: “Krimi nuk përhapet sepse kriminelët janë të patrembur. Përhapet kur komunitetet ndalojnë së kushtuari vëmendje.”

Në reagimin e saj, Martini ka shtuar: “Pas çdo maske fshihet dikush – një djalë i dikujt.” Sipas saj, gjashtë ditë më vonë, në të njëjtën zonë ka ndodhur një tjetër grabitje.

Postimi i saj ka nxitur diskutime për sigurinë në lagjet e Los Angeles dhe nevojën për më shumë vigjilencë nga komunitetet.

Të ngjashme