Një orë bisedime, takimi Kurti-Abdixhiku ende po vazhdon

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Ka kaluar më shumë se një orë nga nisja e takimit mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ndërsa bisedimet ende po vazhdojnë në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Takimi po zhvillohet në kuadër të përpjekjeve për zhbllokimin e ngërçit politik dhe konstituimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Në takim marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë të dy palëve. Nga VV-ja është Hekuran Murati ndërsa nga LDK, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.

Deri më tani nuk ka pasur deklarime për media dhe nuk dihet nëse palët kanë arritur ndonjë marrëveshje.

Të ngjashme