Lushaku-Sadriu: Presidenti t’i takojë LDK-së

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka folur para mediave, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, kërkesa e Lidhjes Demokratike të Kosovës është që presidenti t’i takojë kësaj partie.

“Ju e dini që LDK gjithmonë ka thënë që institucionet kryesore të vendit duhet… të sigurojnë një balancë mes fuqive politike, të partive politike. Pra edhe në këtë kuptim, domethënë kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së, në kuptimin që të diskutojmë së bashku për gjithë pushtetin edhe pastaj të bëhet ndarja në mënyrë proporcionale. Ky ka qenë qëndrimi”, tha Lushaku-Sadriu.

E, pyetur se a pritet të ketë takim sot meas Kurtit e Abdixhikut ajo tha se nuk ka njohuri për këtë.

Të ngjashme