Barcelona dhe Reali e kërkuan Harry Kane-n, anglezi zgjedh Bayernin

Prishtinë | 28 Tet 2026 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Barcelona dhe Real Madridi kanë eksploruar mundësinë e transferimit të Harry Kane-t gjatë verës, por sulmuesi anglez nuk ka pasur ndërmend të largohet nga Bayern Munichu.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, të dy gjigantët spanjollë kanë kontaktuar për të mësuar rreth mundësisë së transferimit të kapitenit të Anglisë, shkruan Indeksonline.

Kontakte të tilla janë zhvilluar para fillimit të Botërorit 2026 dhe gjatë fazës së parë të turneut, por përgjigjja e Kane ka qenë e njëjtë për të dy klubet: Bayerni mbetet prioriteti i tij.

Barcelona e shihte 33-vjeçarin si një alternativë të nivelit të lartë për të zëvendësuar Robert Lewandowskin, ndërsa kishte tentuar edhe transferimin e Julian Alvarezit nga Atletico Madridi.

Megjithatë, operacioni për transferimin e Kane ishte tepër i komplikuar, veçanërisht për shkak të kostos financiare dhe dëshirës së sulmuesit për të vazhduar karrierën në Mynih.

Në anën tjetër, sipas Romanos, Kane ka arritur tashmë një marrëveshje verbale me Bayern Munichun për vazhdimin e kontratës deri në qershor të vitit 2029.

Palët po përgatisin dokumentacionin për ta zyrtarizuar marrëveshjen, e cila do të siguronte qëndrimin e sulmuesit anglez te kampioni gjerman edhe për disa sezone.

Të ngjashme