Ceremonia e Topit të Artë 2026 nuk ishte vetëm një mbrëmje çmimesh, por edhe një vitrinë e orëve më luksoze në botë.
Fituesi Harry Kane u paraqit me një Rolex Cosmograph Daytona prej ari të bardhë, të zbukuruar me safirë blu, ndërsa Lamine Yamal zgjodhi një Richard Mille RM 67-01 prej ari rozë.
Kylian Mbappe mbante një Hublot Classic Fusion Tributo Yellow Gold, kurse Ousmane Dembélé u shfaq me një tjetër model të markës Richard Mille.
Në mesin e emrave të tjerë, Thierry Henry kishte një Patek Philippe Nautilus, Rodri një IWC Portugieser Perpetual Calendar, ndërsa Ronaldo Nazário një H. Moser & Cie. Endeavour Tourbillon.
Nga Rolex te Richard Mille, Patek Philippe dhe Hublot, yjet e futbollit dëshmuan se luksi ishte pjesë e rëndësishme e mbrëmjes në Londër. /Express