Harry Kane vjen me një postim pasi e fitoi Topin e Artë: Një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Harry Kane ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas fitimit të Topit të Artë 2026, duke e cilësuar ceremoninë në Londër si një nga momentet më të veçanta të karrierës së tij.

Kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Bayern Munichut triumfoi përpara Kylian Mbappés dhe Lamine Yamalit, duke kurorëzuar një sezon të jashtëzakonshëm, në të cilin shënoi 73 gola për klubin dhe kombëtaren.

“Ku të filloj? Ishte një mbrëmje që nuk do ta harroj kurrë”, shkroi Kane në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social X, përcjell “Gazeta Express”.

Futbollisti anglez e përshkroi çmimin si një nder të madh, veçanërisht pas një viti të mbushur me gola, trofe dhe arritje të rëndësishme, si në aspektin individual, ashtu edhe në atë kolektiv.

“Është një nder i madh ta fitoj çmimin e Topit të Artë pas një viti të mbushur me gola, tituj dhe arritje të jashtëzakonshme. Ky vit ka qenë i veçantë si në nivelin individual, ashtu edhe në atë kolektiv”, shkroi ai.

Falënderime për bashkëlojtarët dhe familjen

Kane nuk i harroi njerëzit që e kanë ndihmuar gjatë rrugëtimit të tij, duke falënderuar stafin dhe bashkëlojtarët te Bayern Munichu dhe Kombëtarja e Anglisë.

“Faleminderit të gjithë anëtarëve të stafit dhe bashkëlojtarëve të mi në Kombëtaren e Anglisë dhe te Bayern Munichu. Faleminderit familjes sime, miqve dhe të gjithëve që më kanë mbështetur, sepse kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkrahjen tuaj”, shtoi sulmuesi.

Të ngjashme