Alarm i lartë për të nxehtin në Angli, miliona banorë preken nga kufizimet e ujit

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Mbi pjesën më të madhe të Anglisë janë ngritur në nivelin amber alarmet shëndetësore për të nxehtin, ndërsa vendi po përgatitet për një tjetër javë me temperatura të larta.

Alarmet do të jenë në fuqi nga ora 09:00 e së martës deri të premten në mbrëmje, me përjashtim të verilindjes së Anglisë.

Temperaturat pritet të arrijnë kulmin të enjten, kur në juglindje të vendit mund të shkojnë deri në 36 gradë Celsius, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, rritja e temperaturave ka shtuar edhe shqetësimet për mungesën e ujit. Disa zona të Anglisë pritet të shpallen në gjendje thatësire, ndërsa më shumë se 20 milionë banorë tashmë janë prekur nga ndalimet për përdorimin e zorrëve të ujitjes.

Autoritetet po monitorojnë situatën për shkak të rrezikut që temperaturat e larta paraqesin veçanërisht për personat e moshuar dhe grupet e tjera të cenueshme.

Të ngjashme