Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez i kanë dhënë fund pritjes dhe janë martuar zyrtarisht.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ylli portugez i futbollit, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me Georginën. Në imazh, çifti shfaqet pranë njëri-tjetrit, ndërsa bien në sy edhe unazat në duart e tyre, duke konfirmuar martesën.
Fotografisë Ronaldo dhe Georgina i kanë vendosur një mbishkrim të shkurtër, por domethënës: “CG”, shoqëruar me një emoji në formë zemre.
Ronaldo dhe Rodriguez janë bashkë prej vitesh dhe kanë ndërtuar një familje të madhe. Çifti ka dy fëmijë së bashku, vajzat Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Ata gjithashtu rrisin së bashku edhe tre fëmijët e tjerë të Ronaldos, Cristiano Jr., si dhe binjakët Eva dhe Mateo.
Martesa zyrtare shënon një tjetër kapitull të rëndësishëm në marrëdhënien e çiftit, i cili prej vitesh është ndër më të komentuarit në botën e sportit dhe showbiz-it.