Të rinjtë e PDK-së sot zhvillojnë aksion simbolik para Kuvendit

Prishtinë | 15 Gus 2026 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Rinia Demokratike e Kosovës sot do të zhvillojë një aksion simbolik para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar Partia Demokratike e Kosovës.

Aksioni u paralajmërua nga ora 11:00.

Ditëve të kaluara, deputetët e PDK’së me kërkesën për thirrjen e seancës konstituive shkuan në Kuvendin e Kosovës ku të mërkurën patën një përplasje me deputetët e Vetëvendosjes brenda sallës plenare.

Po ashtu, ata kanë qëndruar edhe para Kryeministrisë nga ku kanë thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është uzurpator në Zyrën e Kryeministrit pas betimit si deputet.

Dje kreu i kësaj partie, Bedri Hamza, mbajti një konferencë për media në foltoren e Kuvendit nga ku tha se po shkelet rendi kushtetues i vendit dhe se shteti po mbahet peng nga Kurti.

Të ngjashme