Çitaku: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Vlora Çitaku ka bërë të ditur se edhe sot janë mbledhur para objektit të Qeverisë.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që Albin Kurti të shkojë në Kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues.

Postimi i saj i plotë:

Edhe sot jemi para Qeverisë: Albin, eja në Kuvend dhe hape rrugën për rikthimin e rendit kushtetues. Mos e mbaj peng shtetin, institucionet dhe interesin e qytetarëve për kalkulimet e tua politike!

Të ngjashme