Forcohen shërbimet laboratorike në QKMF-në e Junikut

Prishtinë | 17 Gus 2026 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Junikut dhe Projekti për Kujdes Shëndetësor të Qasshëm dhe Cilësor (AQH) kanë forcuar bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë, me synim përmirësimin e shërbimeve laboratorike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me përfaqësuesin e AQH-së, Nicu Fota, për pajisjen e QKMF-së me pajisje moderne laboratorike.

Investimi kap vlerën e rreth 30 mijë eurove. Nga kjo shumë, 25 mijë euro financohen nga AQH, ndërsa pjesa tjetër do të mbulohet nga buxheti i Komunës së Junikut.

Sipas komunës, investimi pritet të rrisë kapacitetet e QKMF-së dhe të mundësojë kryerjen e analizave laboratorike në mënyrë më të shpejtë dhe më të saktë.

“Ky investim paraqet një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Junik, duke rritur kapacitetet e QKMF-së për kryerjen e analizave laboratorike më të shpejta dhe më të sakta”, thuhet në njoftim.

Përmes këtij bashkëpunimi, qytetarët do të kenë qasje në shërbime më cilësore diagnostikuese pranë QKMF-së në Junik.

Të ngjashme