Vrasja që tronditi Mitrovicën, aktakuzë ndaj 30-vjeçarit që vrau ish-shokun

Prishtinë | 18 Gus 2026 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj Arben Spasollit nën dyshimin se për vrasjen e ish-shokut të tij, Erduan Ibrahimi me qëllimin për ta vrarë.

Sipas aktakuzës ai kishte shkuar në banesën e viktimës në rrugën “Adem Voca”, më 27 maj të këtij viti ku tashmë i ndjeri ndodhej së bashku me vëllain e tij dhe persona të tjerë.

Me 27 maj 2026 në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I., i pandehuri A.S., ka privuar nga jeta viktimën në mënyrë tinëzake dhe mizore, ashtu që ka shkuar në banesën e viktimës i cili në banesë ishte së bashku me të dëmtuarin S.I., dëshmitarin I.M., dhe vajzën e tij të mitur gjashtë (6) vjeçare. Në momentin që viktima ia hapë derën të pandehurit, i njëjti i flet viktimës, e përqafon dhe ja uron festën e Kurban Bajramit, hyn brenda në kuzhinë dhe papritmas nxjerr armën e ftoftë – thikën dhe e prenë viktimën në regjionin e përparmë të qafës – duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse viktimës ende pa arritur të dërgohet në spital. Po ashtu, pas këtij veprimi, i pandehuri i drejtohet të dëmtuarit S.I., duke tentuar ta privojë nga jeta duke tentuar ta godasë në fyt, mirëpo i dëmtuari arrin të shmanget nga goditja e thikës, ashtu që i pandehuri e godet direkt në fytyrë saktësisht në hundë dhe buzë duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin”, thuhet në aktakuzë, transmeton Klankosova.tv.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngjashme