Çmimi i litrit të naftës në Kosovë po vazhdon të rritet sërish ditëve të fundit.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës.
Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë sot do të kushtojë 1.77 euro litri, ndërsa benzina 1.49 euro – litri. Çmimi i gazit është përcaktuar në 0.62 euro-litri.
