Zjarr në Krastë të Krujës, ndërhyrje nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

Prishtinë | 23 Gus 2026 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme zjarret janë kthyer sërish në Krastë të Krujës në Shqipëri.

Forca të shumta zjarrfikëse të Krujës, Kamzës dhe Vorës, si dhe një helikopter i Forcave Ajrore janë angazhuar në shuarjen e vatrave të zjarrit.

Vatra e zjarrit në Halil, buzë rrugës nacionale që të çon në Krujë është shuar, ndërsa aktualisht është vetëm një vatër aktive në brendësi të gurores. Po punohet për shuarjen e saj me shërbimin zjarrfikës të Krujës dhe emergjencat civile.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërkohë që pasojat e zjarreve në Krujë janë të shumta në masivet pyjore, kryesisht pisha, ullishte e dru frutorë./TCh

Të ngjashme