Prokurorja e rastit Sahide Gashi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, e cila i shpalli të pafajshëm të akuzuarit për rastin e Gllogjanit, raporton Ekonomia Online.
Ajo, tha se beteja për këtë rast do të vazhdojë.
“Pikërisht me këtë nuk pajtohem, që nuk ka arritur Prokuroria. Ky është vendim, vendim i një gjykate, edhe atë në një shkallë. Prokuroria mendon që përtej çdo dyshimi e ka bazuar në shumë prova. Kështu që, thashë edhe njëherë, beteja vazhdon”, tha ajo.
