“Liria ka Emër” lanson “Orën e Pritjes” edhe në Vushtrri

Prishtinë | 26 Gus 2026 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Platforma “Liria ka Emër” do të lansojë sonte, në orën 20:00, iniciativën “Ora e Pritjes” në qytetin e Vushtrrisë.

Aktiviteti do të mbahet në sheshin e qytetit, ku pritet të marrin pjesë qytetarë dhe përkrahës të platformës.

Po ashtu, platforma “Liria ka Emër” ka vendosur në Prishtinë “Orën e Pritjes”, 25 ditë para 16 shtatorit, datë kur pritet vendimi final për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Të ngjashme