Real Madridi nis me Interin, UEFA publikon kalendarin e plotë të “Los Blancos” në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 29 Gus 2026 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Real Madridi do të ketë një rrugëtim shumë të vështirë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve për sezonin 2026/27.

UEFA ka konfirmuar të shtunën datat e ndeshjeve, ndërsa skuadra madrilene do ta nisë aventurën evropiane me një supersfidë ndaj Interit në “Santiago Bernabéu”.

Shorti i ka rezervuar Real Madridit disa përballje të nivelit të lartë, përfshirë edhe duelet ndaj Romës dhe Arsenalit në udhëtim.

Kalendari i Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Real Madrid – Inter
“Santiago Bernabéu”

14 tetor
Roma – Real Madrid

21 tetor
Real Madrid – Leipzig

4 nëntor
AEK Athens – Real Madrid

24 nëntor
Real Madrid – PSV Eindhoven

9 dhjetor
Arsenal – Real Madrid

19 janar
Real Madrid – LASK

27 janar
Shakhtar Donetsk – Real Madrid

Fillim i zjarrtë dhe udhëtime të vështira

Përballja me Interin që në ndeshjen e parë do të jetë një test i madh për madrilenët, ndërsa më pas kalendari nuk bëhet aspak më i lehtë.

Të ngjashme