LDK mblidhet nesër, së pari Kryesia, pastaj Grupi Parlamentar

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mblidhet nesër, pas marrëveshjes që arriti kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku dhe kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President të vendit, mëson Gazeta Express.

Abdixhiku nesër do ta mbajë fillimisht një mbledhje me Kryesinë e partisë, e më pas me Grupin Parlamentar.

Kreu i LDK-së tha sot se me LVV-në bënë një “punë të mirë dhe të mbarë” për vendin, duke u dakorduar që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për President.

Abdixhiku kërkoi që tani “pa vonesa” të konstituuohet Kuvendi, të zgjidhet Qeveria e re dhe të zgjidhet Bekim Sejdiu President.

“Andaj, pa vonesa, le të konstituojmë Kuvendin e Kosovës, le të zgjidhet qeveria e Kosovës dhe le të zgjedhim presidentin e ardhshëm të republikës së Kosovës, Prof. Dr. Bekim Sejdiun”, tha ai në një konferencë të përbashkët për media me Kurtin, ku ishte i pranishëm edhe Sejdiu.

Të ngjashme