Tahiri: Marrëveshja ‘për poste’ është bërë, tani të konstituohet Kuvendi

Prishtinë | 01 Sht 2026 | 11:47 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, nga Kuvendi i Kosovës ka kritikuar mungesën e veprimeve pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së dje, raporton Ekonomia Online.

Sipas Tahirit, tani që marrëveshja “për poste” është bërë, kryesuesi Avni Dehari duhet ta thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit.

Tahiri tha se marrëveshja tashmë është publike dhe, sipas tij, çështja e posteve është zgjidhur.

“Bllokimi po vazhdon edhe sot, duke mos u përgjigjur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesuesi i seancës, i cili ka thënë se sapo të ketë marrëveshje politike në mes të partive politike do të thërrasë seancë. Ku jeni, ku është kryesuesi, ku janë VV-ja, ku është LDK-ja? Ata kanë marrëveshje. Populli i Kosovës e pa se ata kanë marrëveshje dypalëshe për Presidentin”, ka deklaruar Tahiri.

“Populli i Kosovës e pa që ekziston një marrëveshje dypalëshe për presidentin. Ku janë ata sot? Nga dita e parë qëllimi thelbësor kurrë nuk ka qenë me prodhuar as president konsensual, as debat, me i dhënë Kosovës institucione, por gjithë diskutimi ka qenë për postin. Marrëveshja që ka ndodhur dje është dashur t’i detyrojë deputetët dhe kryesuesin që ta thërrasë seancën. AAK ju thotë qytetarëve, qëndrimi ynë ka qenë shumë parimor. Nuk ka asnjë fjalë të vetme prej subjektit që i ka fituar zgjedhjet për qëndrimin ndaj Aleancës. Mos ia mësyj nga Aleanca për shkak se ajo ka qëndrim”, ka shtuar ai.

Të ngjashme