Dogana e Kosovës informon blerësit online: Deri në 35 euro mund të përfitoni nga lirimi doganor

Prishtinë | 02 Sht 2026 | 08:42 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës ka njoftuar qytetarët që kryejnë blerje online nga jashtë vendit se dërgesat me mallra me vlerë të vogël mund të përfitojnë nga lirimi nga detyrimet e importit deri në vlerën 35 euro.

Sipas njoftimit, ky lirim vlen për dërgesat që dërgohen drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës te pranuesi në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me kusht që vlera e përgjithshme e mallrave për secilën dërgesë të mos e tejkalojë shumën e përcaktuar nga legjislacioni në fuqi.

Megjithatë, nga ky lirim nuk përfshihen disa kategori produktesh. Dogana sqaron se përjashtim bëjnë:

Produktet alkoolike;

Parfumet dhe ujërat e tualetit;

Duhani dhe produktet e duhanit.

Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që, para se të kryejnë blerje online nga jashtë Kosovës, të informohen për rregullat doganore dhe kushtet që duhet të plotësohen për përfitimin e lirimit.

Njoftimi i Doganës:

𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐛𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐢𝐭 𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞

Dogana e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që bëjnë blerje online nga jashtë Kosovës se dërgesat me mallra me vlerë të vogël mund të përfitojnë nga lirimi nga detyrimet e importit deri në vlerën 35 euro.

Ky lirimi zbatohet për dërgesat që dërgohen drejtpërdrejt nga një vend jashtë Kosovës tek pranuesi në territorin doganor të Republikës së Kosovës, me kusht që vlera e përgjithshme e mallrave për secilën dërgesë të mos tejkalojë shumën e përcaktuar sipas legjislacionit në fuqi.

Nga ky lirim nuk përfitojnë:

• Produktet alkoolike

• Parfumet dhe ujërat e tualetit

• Duhani dhe produktet e duhanit

Para se të kryeni një blerje online nga jashtë Kosovës, informohuni për rregullat doganore dhe kushtet e lirimit.

Të ngjashme