Kraki: Përshëndes qasjen e Abdixhikut, logjika e komitave duhet të refuzohet

Prishtinë | 02 Sht 2026 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Ish-anëtari i GUXO-s, Nezir Kraki, ka shprehur pëlqimin e tij për qasjen që po ndjek kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sa i përket negociatave me Kurtin për emrin e presidentit.

Sipas Krakit, Abdixhiku deshi ta rikthente LDK-në në rolin e një partie që i mundëson gjërat dhe jo që i bllokon ato.

Deputeti i zgjedhur ka thënë se “LDD e re do ta ketë fatin e LDD-së së vjetër”.

Postimi i plotë;

Dua ta pershendes publikisht qasjen e Kryetarit te LDK-se lidhur me çeshtjen e presidentit.

Lumir Abdixhiku me te drejte deshi t’ia rikthente LDK-se rolin qe i takon, dmth rolin e nje partie qe ua mundeson gjerave te behen, jo qe i bllokon ato.

Cilave gjera?

Gjese me te rendesishme per ne te gjithe, Kosoven me institucione.

Natyrisht, edhe interesat personale mund te kuptohen ne politike por logjika e komitave duhet te refuzohet.

LDD e re do ta kete fatin e LDD-se se vjeter.

Të ngjashme