Profesionistët shëndetësorë vaksinohen kundër gripit sezonal

Prishtinë | 27 Tet 2026 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK) ka njoftuar se edhe profesionistët shëndetësor janë duke u vaksinuar kundër gripit sezonal.

Përmes, një postimi në faqen zyrtare të IKSHPK-së, në rrjetin social Facebook, thuhet se profesionistët shëndetësorë kanë  rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit public.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u ka bërë thirrje profesionistëve shëndetësorë dhe të gjithë personave që u përkasin grupeve në rrezik të vaksinohen kundër gripit sezonal.

Postimi i plotë:

Profesionistët shëndetësorë vaksinohen kundër gripit sezonal!

Mbrojtja e shëndetit fillon me kujdesin për veten dhe për të tjerët.

Profesionistët shëndetësorë kanë  rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit publik. Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më e rëndësishme parandaluese për të zvogëluar rrezikun nga gripi dhe ndërlikimet e tij, veçanërisht te personat më të rrezikuar.

Përmes vaksinimit, profesionistët shëndetësorë kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit të tyre, të pacientëve dhe të komunitetit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u bën thirrje profesionistëve shëndetësorë dhe të gjithë personave që u përkasin grupeve në rrezik të vaksinohen kundër gripit sezonal, në përputhje me rekomandimet shëndetësore.

Vaksinohuni sot për një sezon më të sigurt të gripit!

Të ngjashme