Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Prishtinë | 02 Sht 2026 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje para pak minutash ka dalur nga takimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Ai ka dalur nga hyrjet e pasme të Kuvendit.

Ky takim vjen pasi gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan marrëveshjen Abdixhiku-Kurti për president, Bekim Sejdiun.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtm Shala janë emrat që dolën kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për President, duke mos u nënshtruar ndaj Abdixhikut e Vjosa Osmanit.

Të ngjashme