Mbrojtja e Thaçit kundërshton transkriptet: Fajësia nuk mund të bazohet në to

Prishtinë | 14 Sht 2026 | 13:29 | Nga Ekonomia Online

Avokatja e Hashim Thaçit, Sophie Menegon, ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve nga Prokuroria në rastin për administrimin e drejtësisë në Gjykatën Speciale.

Ajo tha se mbrojtja i kundërshton transkriptet në tërësi, pasi sipas saj, ZPS-ja nuk ka përmbushur barrën e provës.

“ZPS-ja nuk e ka përmbushur barrën e provës dhe privilegjin e kundërvetëinkriminimit”, tha Menegon.

“Ne, kundërshtojmë transkriptet në tërësinë e tyre dhe nuk kundërshtojmë fjali të caktuara të transkripteve. Nuk pritet që tani, mbrojtja të ketë barrën e provës ose të akuzuarit të kenë barrën e provës për të vërtetuar pasaktësinë”, ka thënë ajo.

Menegon shtoi se shpallja fajtor e Thaçit nuk mund të mbështetet vetëm në këto transkripte.“Shpallja fajtor në këtë çështje nuk mund të bazohet vetëm në shkallë të gjerë në transkriptet e ZPS-së. Personat që i kanë bërë këto transkripte janë të panjohur dhe mbrojtja nuk e ka pasur mundësinë që t’i marrë në pyetje ata”, ka thënë Menegon.

Të ngjashme