Dogana e Kosovës përmes një komunikate ka informuar udhëtarët se pajisjet elektronike të sjella nga jashtë vlerësohen në bazë të rregullave që zbatohen për bagazhin personal dhe importet jo-tregtare.
Dogana ka theksuar se kufijtë e lirimit të përgjithshëm për bagazhin në trafik rrugor është 300 euro, në trafik ajror 430 euro, në trafik hekurudhor 300 euro dhe për udhëtarët nën moshën 15 vjeç 150 euro.
Postimi i plotë:
𝐃𝐨𝐠𝐚𝐧𝐚 𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯ë𝐬 𝐢𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐮𝐝𝐡ë𝐭𝐚𝐫ë𝐭
Pajisjet elektronike të sjella nga jashtë vlerësohen në bazë të rregullave që zbatohen për bagazhin personal dhe importet jo-tregtare.
Një pajisje e sjellë për përdorim personal nuk trajtohet njësoj me një sasi pajisjesh që, bazuar në natyrën, sasinë apo karakteristikat e tyre, mund të tregojnë qëllim tregtar.
Kufijtë e lirimit të përgjithshëm për bagazhin:
300 € – Trafik rrugor
430 € – Trafik ajror
300 € – Trafik hekurudhor
150 € – Udhëtarët nën 15 vjeç
Kur kushtet për lirimin nga detyrimet nuk plotësohen, ose kur mallrat janë të destinuara për qëllime tregtare, duhet të respektohen procedurat doganore dhe të paguhen detyrimet përkatëse.
Baza ligjore: Kodi Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, nenet 392–394.
Dogana e Kosovës – informim për udhëtarë, transparencë për qytetarë.