Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën një numër zëvendësministrash në ministritë e Qeverisë së Kosovës.
Sipas njoftimit, në mesin e të emëruarve janë edhe zëvendësministra të parë, ndërsa disa ministri do të kenë nga dy zëvendësministra.
Lista e zëvendësministrave të emëruar është si vijon:
- Përparim Kryeziu – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
- Kreshnik Ahmeti – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
- Hysni Mehani – Zëvendësministër në Ministrinë e Financave.
- Agon Batusha – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
- Getoar Mjeku – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Ekonomisë.
- Triera Kasumi-Berisha – Zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë.
- Fatban Bunjaku – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
- Jeton Mehmeti – Zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
- Ali Dula – Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Zhvillim Rajonal.
- Enver Dugolli – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
- Zef Morina – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit.
- Daulina Osmani – Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.
- Avni Zogiani – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
- Driton Hyseni – Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
- Agon Dobruna – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
- Besart Jashari – Zëvendësministër në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare.
- Nora Arapi-Krasniqi – Zëvendësministre e parë në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
- Tijana Veljkovic – Zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit.
- Arsim Berisha – Zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë.
- Genc Nimoni – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Drejtësisë.
- Gegë Lleshi – Zëvendësministër i parë në Ministrinë e Mbrojtjes.
- Enis Kervan – Zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes.
- Lulzim Hetemi – Zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
- Ratomir Minic – Zëvendësministër i parë në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.
- Igor Mitic – Zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
- Muhedin Nushi – Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.
- Sejnur Veshall – Zëvendësministër në Ministrinë e Sportit dhe Rinisë.