Avokati Bajraktari: Dënimi i Thaçit do të përdoret nga Serbia për të sulmuar edhe intervenimin e NATO-s

Prishtinë | 16 Sht 2026 | 17:39 | Nga Ekonomia Online

Avokati Ardian Bajraktari tha se dënimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, si udhëheqës i UÇK-së, do të keqpërdoret nga Serbia dhe nga shtete tjera jo mike të Kosovës.

Poashtu ai potencoi se do të sulmohet jo vetëm lufta e UÇK-së, por edhe intervenimi i NATO-s.

“Qytetarët kanë të drejtë sepse në këtë bankë është figura kyçe e UÇK-së i cili sot në shkallë të parë mori 25 vite. Dhe pikërisht kriminalizimi i tij, i qëllimeve të tij dhe qëllimeve të UÇK-së është ai i cili me shumë gjasë në ditët në vazhdim do të përdoret nga Serbia dhe jo vetëm, për të sulmuar jo vetëm luftën, por edhe intervenimin e NATO-s, sepse nuk përjashtohet mundësia që të përdoret si referencë që ju keni bashkëpunuar dhe mbështetur një organizatë që ka pasur qëllime kriminale”, deklaroi Bajraktari.

Të ngjashme