Endrit Thaçi i bashkohet thirrjes për protestë në mbrojtje të UÇK-së

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka shpërndarë thirrjen e OVL-UÇK-së për protestën që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.

Protesta është thirrur si shenjë revolte ndaj vendimeve të Gjykatës Speciale në Hagë, pas dënimeve të shpallura dje ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

“Protestë në mbrojtje të UÇK-së”, thuhet në thirrjen e publikuar nga OVL-UÇK.

Të ngjashme