6-vjeçarja që mahniti botën, thyen dy herë rekordin në Rubik

Prishtinë | 23 Sht 2026 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë 6-vjeçare nga Kina ka thyer dy herë brenda vetëm tri ditësh rekordin botëror për vajza në zgjidhjen e kubit 3x3x3 të Rubikut.

Lian Yunzhi është bërë femra e vetme në botë që ka arritur një kohë mesatare nën 4.5 sekonda, raporton BBC.

Ajo fillimisht vendosi rekord me një mesatare prej 4.52 sekondash, ndërsa vetëm pak ditë më vonë e përmirësoi atë në 4.27 sekonda, në dy gara të zhvilluara në Wuhan dhe Guangzhou të Kinës.

6-vjeçare thuhet se ka mësuar më shumë se 1,300 algoritme për zgjidhjen e kubit të Rubikut. Sipas raportimit, suksesi i saj është rezultat i një viti stërvitjeje intensive, gjatë të cilit ajo ka kaluar nga dy deri në tri orë në ditë duke ushtruar me kubin.

Në moshën vetëm gjashtëvjeçare, Lian tashmë është kthyer në një prej emrave më të spikatur në botën e garave të Rubikut.

Të ngjashme