Selmanaj kritikon aktgjykimin e Kushtetueses: Absurditet logjik dhe profesional

Prishtinë | 23 Sht 2026 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka kritikuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me situatën institucionale në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Selmanaj ka ngritur disa çështje që, sipas tij, tregojnë për kundërthënie në interpretimin e afateve kushtetuese për konstituimin e Kuvendit, formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.

Ai ka renditur tri pika që, sipas tij, paraqesin problemin kryesor në këtë aktgjykim.

“Absurditeti i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lexojeni çka thotë:

  1. Kuvendi nuk është konstituar në afatin Kushtetues;
  2. Edhe pse Kuvendi “është” konstituuar jashtë afatit kushtetues dhe pa u plotësuar kryesia edhe me nënkryetarin nga partia e dytë – zgjedhja e Qeverisë nuk është kundérkushtetuese.
  3. Kurse afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit fillon nga data 6 gusht edhe pse Kuvendi se ka respektu këtë afat për konstituim dhe për zgjedhjen e qeverisë…”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas tij, një interpretim i tillë paraqet kundërthënie logjike dhe profesionale në mënyrën se si janë trajtuar afatet kushtetuese.

“Absduritet logjik dhe profesional!

Ky aktgjykim është jashtë çdo logjike elementare njerëzore e lëre më logjikës juridike dhe kushtetuese!”, ka deklaruar Selmanaj.

Të ngjashme